Nuk stërvitet - Bota Sot
Nuk stërvitet

Futboll

Nuk stërvitet

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 14:03
Nuk stërvitet

Zinedine Zidane vazhdon të hasë në probleme për të kompozuar formacionin e ndeshjes së nesërme. “Viktimave” në mbrojtje, si Sergio Ramos, Carvajal dhe Nacho, iu bashkua edhe Marcelo, i cili nuk doli me shokët e tij të skuadrës në fushën e “Valdebebas” për stërvitje, por punoi brenda ambienteve. Vinicius nuk ishte fare atje. Zidane sqaroi në një konferencë për shtyp se testi i Covid-19, që iu bëhet lojtarëve dy ditë para çdo ndeshjeje ka ngritur dyshime për brazilianin. Kjo është arsyeja pse nuk ishte e mundur të stërvitej sot: “Nuk është se ka koronavirus të konfirmuar, por nganjëherë, kur bëjmë testin, ai edhe gabon. Prandaj, Vinicius duhet ta përsërisë testin. E ka bërë këtë sot në mëngjes dhe pasdite do të dimë rezultatin e saktë. Nuk ka probleme dhe simptoma, realisht, ndaj nëse testi i del negativ, logjikisht do të jetë me ne nesër”.

Lajmi i mirë vjen nga Hazard. Ai u stërvit sot me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës. Belgu e përfundoi seancën e djeshme duke u ushtruar vetëm. 

Mungesa e Marcelo e komplikon më tej enigmën që Zidane duhet të zgjidhë, pra të formojë mbrojtjen ndaj Alavés. Ramos dhe Carvajal janë pezulluar për shkak kartonësh, Nacho vazhdon të punojë vetëm, duke u rikuperuar nga dëmtimi i muskujve, që e ka mbajtur larg fushave nga 8 qershori. Me këto kufizime, zgjidhja e Zidane pritet të jetë Militao dhe Varane si qendërmbrojtës, Marcelo në të majtë dhe Mendy në të djathtë, një pozicion që nuk është i çuditshëm për francezin.

Por, nëse nuk riaftësohet Marcelo, në parim Mendy do të luajë në të majtë. Zidane ka disa alternativa për krahun e djathtë të mbrojtjes. Së pari, Militao. Braziliani tashmë ka luajtur në atë rol në transfertat e Mallorca dhe Betis. Një tjetër mundësi për trajnerin e Real Madridit do të ishte aktivizimi i Lucas Vázquez, i cili ka përvoja sporadike në atë pozicion jo natyral për të. Një zgjidhje e tretë do të ishte aktivizimi i Mendy në pozicionin që pritet, nga e djathta, dhe në të majtë të luajë Javi Hernández.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat