Rivaldo “masakron” Barçën: Nuk ia ka fajin VAR-i, por futbolli i saj i dobët - Bota Sot
Rivaldo “masakron” Barçën: Nuk ia ka fajin VAR-i, por futbolli i saj i dobët

Futboll

Rivaldo “masakron” Barçën: Nuk ia ka fajin VAR-i, por futbolli i saj i dobët

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 15:01
Rivaldo

Rivaldo, legjenda e Barcelonës dhe ambasador i “Betfair”, nuk beson se problemi i katalanasve është çështja e arbitrimit, siç denoncohet nga presidenti Josep María Bartomeu, por performanca e ulët e skuadrës: “Sipas mendimit tim, problemi i Barcelonës nuk është VAR-i apo vendimet e arbitrave. Problemi thelbësor është cilësia e ulët e futbollit të saj. Skuadra duhet të përmirësohet, të rikthehet në stilin e vet të lojës, t’i bëjë të gjithë të dashurohen sërish me të”.

Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 1999 është i qartë se deklaratat e Bartomeu janë thjesht një justifikim: “Është normale që ndonjëherë të mërziteni nga vendimet e VAR-it, por gjithmonë kam thënë që nuk mendoj se arbitrat veprojnë me paramendim në favor të Real Madridit apo Barcelonës. Deklaratat e Bartomeu kanë objektiva të ndryshëm, por në thelb ai synonte të largonte vëmendjen e mediave nga momenti i trazuar që po kalon skuadra. Edhe pse katalanasit janë duke luftuar për La Liga-n, është e qartë se po kalojnë një moment të keq. Kësisoji, nëse drejtuesit tregojnë gjëra të tilla si VAR-i për të justifikuar veten para shtypit dhe tifozëve, thjesht largojnë përgjegjësitë nga vetja, nga lojtarët dhe trajneri”.

Në mjedisin e Barçës janë të bindur se Real Madridi është favorizuar në disa raste nga VAR-i, por Rivaldo e kundërshton me forcë këtë ide: “Barcelona ishte kryesuese e La Liga-s para ndalesës së pandemisë, tani qëndron pas Real Madridit. Ata nuk mund të thonë që VAR-i është përgjegjës për të gjitha këto, veçanërisht kur shihni se si luan Barcelona. Derbi kundër Espanyol më ka shqetësuar, sepse të gjithë prisnim diçka shumë më mirë, veçanërisht pas ndeshjes së shkëlqyer kundër Villarreal. Skuadra më la të shqetësuar, por për fat të mirë ndeshja u fitua dhe të paktën distanca prej 4 pikësh nga Real Madridi nuk u thellua”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat