Milan po ndjek shembullin

Futboll

Milan po ndjek shembullin

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 15:31
Milan po ndjek shembullin

Drejtori i marketingut të Milanit ka zbuluar se klubi kuqezi dëshiron të ndjekë rrugën e Liverpulit për tu rikthyer te sukseset. Liverpuli kishte vështirësi gjatë 2010, por tani ka arritur dy herë finalen e Ligës së Kampionëve duke fituar njërën. Milani është në vendin e 21 përsa i përket financave ku në sezonin 2018-2019 arkëtuan 206 milionë euro.

“Ne kemi qenë në bisedime me Liverpulin pasi edhe ato kanë qenë në të njëjtën rrugë si ne që jemi tani”, i tha Stilsiv “The Associated Press”.

“Ne po punojme shumë që të jemi aty ku na takon të jemi. Para pesë vitesh askush nuk e konsideronte Liverpulin, por shiko ku janë ata tani.”

Milani është lidhur me një partneritet me kompaninë në pronësi të Xhei Zisë “Roc Nation”, reperit të njohur amerikan. “Bota ka ndyshuar shumë dhe ne duhet ta ndjekim atë. “Roc Naton” po na ndihmon shumë neve. Ne po fokusemi më shumë tek pajisjet digjitale dhe po mundohemi të bindim partnerët tanë”, përfundoi Stilsiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat