Ancelotti: James Rodriguez më pëlqen shumë - Bota Sot
Ancelotti: James Rodriguez më pëlqen shumë

Futboll

Ancelotti: James Rodriguez më pëlqen shumë

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 15:38
Ancelotti: James Rodriguez më pëlqen shumë

Opsionet për të ardhmen e James Rodríguez janë lakuar dendur muajt e fundit. Njëri prej tyre ishte Everton, një ekip i drejtuar nga Carlo Ancelotti. Trajneri italian foli për këto thashetheme dhe siguroi që, edhe pse beson se është një lojtar i shkëlqyeshëm, tani për tani kolumbiani i përket Real Madridit: “Me të vërtetë më pëlqen shumë si lojtar. Kur u largova nga Real Madridi, James Rodríguez më ndoqi në Mynih.

Po ashtu më ndoqi si një thashethem te Napoli, tani e lidhin edhe me Evertonin që drejtoj. Unë dua të jem i sinqertë, më pëlqen shumë si lojtar. Megjithatë, është pjesë e Real Madridit dhe mendoj se do të vazhdojë atje”.

Në të njëjtën bisedë, trajneri italian u mor në pyetje për futbollistë të tjerë, që ai i ka stërvitur, të tillë si Thiago Silva dhe Rabiot. Megjithëse nuk e përjashtoi asnjërin, Ancelotti deklaroi se qëllimi i tij për merkaton e ardhshme është të rekrutojë futbollistë të rëndësishëm: “Lojtarët me të cilët do të nënshkruajmë do të jenë patjetër të mirë, jo vetëm për numër. Nuk ka rëndësi nëse janë të rinj apo të moshuar; me përvojë ose pa përvojë. Është e rëndësishme të afrojmë lojtarë të mirë”.

Që nga ardhja e tij në dhjetor, Everton e ka përmirësuar ndjeshëm performancën e tij, duke lënë fundin e renditjes së Premier League dhe ëndërruar tashmë kualifikimin në “Europa League”. Aktualisht, skuadra ndodhet në vendin e 11-të, me 44 pikë, dhe me pesë javë kampionat për t’u luajtur akoma, mund t’i sigurojë Kupat e Europës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat