Van Der Sar sulmon Meguajerin: Ja çfarë i thotë gruas çdo ditë në shtëpi - Bota Sot
Van Der Sar sulmon Meguajerin: Ja çfarë i thotë gruas çdo ditë në shtëpi

Futboll

Van Der Sar sulmon Meguajerin: Ja çfarë i thotë gruas çdo ditë në shtëpi

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 16:48
Van Der Sar sulmon Meguajerin: Ja çfarë i thotë gruas çdo ditë në shtëpi

Herri Meguajër është një nga blerjet më të shtrenjta të Mançester Junajtid. Mbrojtësi anglez u ble për 80 milionë euro nga Leiçester Siti. Meguajër është vënë disa herë në shënjestër të tifozëve për shkak të gafave apo paraqitjeve ndonjeherë nën mesatare.

E fundit ishte gafa që bëri kundër Bornmuthit, ku kundërshtari ja kaloi topin mes këmbëve duke shënuar golin e epërsisë.

Edhe pse Mançester fitoi bindshëm 5-2, kjo nuk e zbehu gafën e Meguajërit. Së fundmi ai që ka vendosur ta kritikojë mbrojtësin anglez ka qenë ish-portieri i Mançester Junajtid Van Der Sar.

Në një intervistë për “Ziggo”, Van Der Sar u shpreh: “Unë mendoj se Meguajër shkon çdo ditë në shtëpi dhe i thotë gruas: “E djallosa përsëri, por unë fitoj shumë. Ata vërtet besojnë që unë jam i aftë".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat