Nainggolan do të largohet përfundimisht nga Interi, por do të mbetet në Serie A - Bota Sot
Nainggolan do të largohet përfundimisht nga Interi, por do të mbetet në Serie A

Futboll

Nainggolan do të largohet përfundimisht nga Interi, por do të mbetet në Serie A

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 17:03
Nainggolan

Radja Nainggolan iu bashkua dy vite më parë Interit si një transferim i madh, por mesfushori belg vetëm një vit qëndroi në San Siro.

Pas ardhjes në krye të skuadrës të trajnerit Antonio Conte, mesfushori u huazua këtë edicion te Cagliari.

Megjithatë Ninja nuk pritet të mbetet te Interi, pasi trajneri Conte nuk llogarit në shërbimet e tij për edicionin e ri.

32-vjeçari do të shitet përfundimisht këtë verë nga Interi, ku Neroazzurët synojnë të fitojnë 15 milionë euro nga largimi i tij.

Por e ardhmja e Nainggolan pritet të jetë përsëri në Serie A, pasi ai po konsideron transferimin te Fiorentina.

“Të luash në një skuadër me një lojtar kampion si Franck Ribery vërtetë do të ishte bukur”, deklaroi Nainggolan për Sky Sport, duke aluduar edhe më shumë rreth një transferimi te Fiorentina.

Reprezentuesi belg këtë edicion ka zhvilluar 25 ndeshje në Serie A ku ka bërë një sezon të madh duke shënuar gjashtë gola e duke bërë gjashtë asistime.

Gjithsesi nuk përjashtohet edhe mundësia që lojtari të rikthehet te Roma, ku tanimë tifozët Giallorosë kanë nisur një kampnjë për rikthimin e tij në Olimpico. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat