Werner merr me vete edhe 100 milionëshin

Futboll

Werner merr me vete edhe 100 milionëshin

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 17:10
Werner merr me vete edhe 100 milionëshin

Në shtëpinë e Chelsea-t duket se funksionon kështu: lojtarët bëjnë merkaton dhe bindin kolegët që të nënshkruajnë me Blutë.

Pas Rudiger, i cili ka ndihmuar klubin të sigurojë Werner, ky i fundit mund të bëjë rolin e ndërmjetësit për të bindur Kai Havertz të transferohet në Stamford Bridge.

Chelsea po planifikon një tjetër goditje të bujshme pasi ka siguruar Ziyech dhe Ëerner: mënyra më e mirë për të fshirë bllokimin në sesionet e fundit të merkatos me një fushatë të rëndësishme blerjesh.

Nga Gjermania kanë konfirmuar dëshirën e Havertz për të zgjedhur Blutë, edhe falë kontakteve të avancuara me menaxherin dhe ndërhyrjes së Ëerner.

Dhe duket se është pikërisht ndërhyrja e ish-yllit të Leipzig një nga arsyet që shtyjnë yllin e Leverkusen të nënshkruajë me Chelsea-n.

Talenti gjerman ka realizuar 15 gola dhe ka dhënë 8 asiste në 39 ndeshjet e luajtura në këtë sezon. Bayer është gati ta lërë të largohet për 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat