Pogba: Kjo e bën Manchester Unitedin klubin më të madh në Angli - Bota Sot
Pogba: Kjo e bën Manchester Unitedin klubin më të madh në Angli

Futboll

Pogba: Kjo e bën Manchester Unitedin klubin më të madh në Angli

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 17:25
Pogba: Kjo e bën Manchester Unitedin klubin më të madh në Angli

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, beson se Djajtë e Kuq mbeten klubi më i madh në Angli, përderisa ka thënë se po e shijon mundësinë ta shikojë Bruno Fernandesin në Old Trafford.

“Unë po e shijoj mundësinë ta shoh Brunon, Rashfordin, Martialin dhe Mason. Të gjithë ata luajtën në ndeshjen e fundit dhe i pashë të gjithë duke shënuar. E gjitha që mund ta bësh është të duartrokasësh, është e bukur… ata bëjnë që unë ta shijoj futbollin çdo herë”, ka thënë fillimisht Pogba.

Tuje Pogba u shpreh se Manchester është një klub që ka qëllim që gjithmonë të përmisohet dhe të mos jenë të kënaqur asnjëherë me vete, transmeton tch.

“Ne duhet ta kemi gjithmonë qëllim të përmirësohemi dhe të mos jemi të kënaqur kurrë me atë që e kemi bërë. Ky është mentaliteti i këtij klubi, ka qenë gjithmonë kështu. Nuk je i kënaqur kurrë me një trofe apo me një fitore, gjithmonë kërkon më shumë”.

“Kjo e bën Manchester Unitedin klubin më të madh në Angli, sipas meje”, përfundoi Pogba.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat