Shtatë gola në Prishtinë, Flamurtari fiton me rezultat të ngushtë  - Bota Sot
Shtatë gola në Prishtinë, Flamurtari fiton me rezultat të ngushtë 

Futboll

Shtatë gola në Prishtinë, Flamurtari fiton me rezultat të ngushtë 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2020 Në ora: 18:54
Shtatë gola në Prishtinë, Flamurtari fiton me rezultat të ngushtë 

Skuadra e Flamurtarit të Prishtinës arkëton tri pikë të mëdha në luftë për mbijetesë në elitën e futbollit të Kosovës. Flamurtari shënon fitore me rezultat të ngushtë 4:3 ndaj Dukagjinit të Klinës. 

Shtatë gola në Prishtinë, por ‘flamurtarët’ nuk lejuan befasi. 

Në minutën e 6-të, Bashkim Shala shënon për 1:0, por Kamara barazon 1:1 në minutën e 27-të.  

Në minutën e 52-të, Adem Maliqi rikthen epërsinë e Flamurtarit, por pas dy minutave Lloga realizon për 3:1. Në minutën e 60-të, Bashkim Shala shënon gol të bukur nga 25 metra dhe 4:1.  Në minutën e 79-të, Dushi ngushton epërsinë në 4:2,  pastaj edhe për 4:3 me anë të Kamaras (82’). Tre minuta pa përfunduar takimi Shend Kelmendi i Flamurtarit dështon nga penalltia. 

Flamurtari ngritët në vend të gjashtë me 40 pikë, ndërsa Dukagjini është në pozitën e fundit përkatësisht të 12-tën me 10 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat