Zhgënjen Trepça ’89, Vushtrria befason - Bota Sot
Zhgënjen Trepça ’89, Vushtrria befason

Futboll

Zhgënjen Trepça ’89, Vushtrria befason

Nga: K. G. Më: 9 korrik 2020 Në ora: 19:04
Zhgënjen Trepça ’89, Vushtrria befason

Skuadra e Trepçës ’89 nga Mitrovica dështon në vatër të vet, duke barazuar me rezultat 1:1 me Vushtrrinë, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta”. 

Askush nuk e kishte pritur se Trepça ’89 do të zhgënjejë si vendas  dhe i fundosurit do t’i marrë pikë.

Në minutën e 78-të, Drilon Fazliu shënon për epërsinë 0:1 pas asistimit të Besfort Dervishajt, ndërsa  vendasin barazuan në minutën e 90+6 me golin e Arb Manajt. Besfort Dervishajt tregoi lojë të mirë dhe edhe në disa ndeshje tjera ka qenë protagonist i asistimeve.

Trepça ’89 është në vend të nëntë me 35 pikë dhe Vushtrria është i 11-ti me 18 sosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat