Haxhija për Manajn: Nuk luan me Barcelonën, ekip i dorës së tretë - Bota Sot
Haxhija për Manajn: Nuk luan me Barcelonën, ekip i dorës së tretë

Futboll

Haxhija për Manajn: Nuk luan me Barcelonën, ekip i dorës së tretë

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 19:33
Haxhija për Manajn: Nuk luan me Barcelonën, ekip i dorës së tretë

Menaxheri shqiptar, Sokol Haxhija, ka dhënë opinionet e tij rreth lëvizjes së futbollistëve tanë dhe merkatos së verës. Duke veçuar dy rastet e sulmuesve, teksa Armando Sadiku është duke u promovuar në Itali.

Pikërisht vendi që ka qenë ëndrra e shqiptarëve për të jetuar dhe punuar, nuk mund të shmangte as Sadikun. Në një lidhje “live” për “Fax Sport”, Haxhija ka dalë kundër zgjedhjes që ka bërë Rei Manaj për të shkuar te Barcelona B.

“Me Sadikun shkruhemi dhe dëgjohemi gati përditë. Tani ka një menaxher tjetër, por unë jam duke e promovuar në Itali. Ka një kërkesë buxheti të lartë si lojtar dhe prandaj duhet një president i një ekipi që beson shumë te ai. Nëse do isha unë menaxheri i Rei Manajt, nuk do ta dërgoja kurrë te Barcelona B. Përpara dy vitesh kam arritur ndërmjetësimin mes Interit dhe Breshias për kalimin e Manajt, por u futën në lojë spanjollët.

Barcelona B është njësoj si Juventus U-23 këtu, pra ekipe të dorës së tretë. Nuk do të thotë se je lojtari i Barcelonës vetëm se mban fanellën e tyre të veshur”, tha Haxhija.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat