Milan kthen interesimin për Dani Olmo

Futboll

Milan kthen interesimin për Dani Olmo

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 20:10
Dani Olmo

Dani Olmo është rikthyer në radarin e skuadrës së Milan.

Mesfushori spanjoll, Dani Olmo, është lojtari që tërheq vëmendjen e Milan tash e një kohë të gjatë.

Ish anëtari i Dinamo Zagreb qëndronte në listën e dëshirave të Milan gjatë merkatos së kaluar, por pastaj ai vendosi të kalonte te RB Leipzig.

Sipas raportimeve të ‘TMW’, Ralf Rangnick dëshiron transferimin e lojtarit në ‘San Siro’ dhe thuhet se ai mund të ndjek trajnerin.

22 vjeçari ka vetëm gjashtë muaj që vesh fanellën e Leipzig. Milan nuk e sheh këtë si pengesë dhe po planifikon që të nis ofertën për spanjollin.

Rangnick mund të jetë një dorë ndihmese dhe Milan do të shfrytëzojë çdo aset për të bindur të riun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat