Juve të ofrojë 50 milionë euro për Zaniolo?

Futboll

Juve të ofrojë 50 milionë euro për Zaniolo?

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 21:14
Nicolo Zaniolo

Nicolo Zaniolo vazhdon të mbetet në mesin e lojtarëve më atraktiv italianë, dhe me të ardhmen më të ndritur.

Ylli i skuadrës së Romës ka pasur paraqitje fenomenale në dy sezonet e fundit, duke tërhequr kështu vëmendjen e shumë skuadrave.

Juventus është në mesin e skuadrave që synon shërbimet e italianit, dhe për të mund të ofrohen rreth 50 milionë euro, gjithnjë sipas raportimeve të Alfredo Pedulla, ekspertit italian të merkatos.

‘Zonja e vjetër’ beson se me 50 milionë euro, pa përfshirë bonuset, kartoni i Zaniolo mund të bëhet i tyre.

Mbetet të shihet nëse një ofertë e tillë do të niset drejt zyrave të ‘Giallorossi’ dhe këta të fundit do ta pranojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat