Inter e vë në shitje Vecinon

Futboll

Inter e vë në shitje Vecinon

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 22:45
Matias Vecino

Matias Vecino nuk është në planet e Antonio Conte.

Merkatoja e verës po afron dhe Inter ka filluar të bëjë planet e detajizuara se si të operojnë në këtë afat kalimtar.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Inter kanë vënë në shitje Matias Vecino dhe janë gati të dëgjojnë ofertat për lojtarin.

Gjiganti italian do të ndalojë largimin e lojtarit nëse për të nuk ofrohen së paku 25 milionë euro.

Vecino ka luajtur vetëm dy minuta që nga rifillimi i Serie A.

Gjatë gjithë këtij sezoni, uruguaiani ka pasur probleme me dëmtimet në meniskus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat