Valon Berisha afër kalimit te Reims, pritet të bëhet shok skuadre me Arbër Zenelin

Futboll

Valon Berisha afër kalimit te Reims, pritet të bëhet shok skuadre me Arbër Zenelin

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 22:52
Valon Berisha

Valon Berisha është shumë afër marrëveshjes me Reims.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, që aktualisht është pjesë e skuadrës së Lazio, pritet të kalojë në Ligue 1.

Sipas raportimeve të prestigjiozes franceze ‘L’Equipe’, Berisha pritet t’i bashkohet Reims,.

Ky transferim pritet të kompletohet për rreth 5 milionë euro, sa thuhet të jetë vlera e kartonit të kosovarit.

Marrëveshja thuhet se do të mbyllet gjatë javës.

Kujtojmë se te skuadra e Reims aktivizohet edhe kosovari tjetër, Arbër Zeneli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat