Deklarata: E dimë se jemi më të mirë se Liverpool-i

Futboll

Deklarata: E dimë se jemi më të mirë se Liverpool-i

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 07:04
John Stones

Lojtarët e Manchester City-t besojnë se janë një skuadër më e mirë se kampionët e rinj të Premier League, sipas John Stones.

I pyetur nëse beson se skuadra e tij mendon se është më e mirë në Angli, mbrojtësi i Pep Guardiola-s ka thënë:

“Po, jemi të bindur se jemi”.

“I njohim aftësitë tona dhe standardet që i kemi vënë vetes. Luajmë në nivele të larta çdo tri os katër ditë dhe jemi shumë krenarë për këtë”.

“Duam ta mbyllim këtë sezon dhe të nisim të riun, duke ruajtur standardet dhe duke përmirësuar veten”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat