Fiorentina e Juve e konsiderojnë shkëmbimin Higuain – Chiesa - Bota Sot
Fiorentina e Juve e konsiderojnë shkëmbimin Higuain – Chiesa

Futboll

Fiorentina e Juve e konsiderojnë shkëmbimin Higuain – Chiesa

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 09:40
Higuain – Chiesa

Juventusi është i interesuar për sulmuesin Federico Chiesa dhe në këmbim të tij “Bianconeri” mund t’ia ofrojnë Fiorentinës veteranin e sulmit, Gonzalo Higuain

Fiorentina është e vetëdijshme se gjatë kësaj vere mund ta humbasë Federico Chiesan, shkruan portali italian “Calciomercato”.

Sulmuesi italian po shkëlqen këtë sezon me klubin “Viola” dhe është në kërkim të një eksperience të re, për të luajtur në një klub më të madh.

Juventusi duket të jetë klubi më i interesuar për shërbimet e përfaqësuesit italian.

Prandaj, Fiorentina po mendon të kërkojë lojtarë në këmbim të Chiesas.

Sipas mediumit italian, Gonzalo Higuain mund të përfshihet në këtë transferim si mundësi e shkëmbimit me Chiesan.

Gjatë javëve në vazhdim pritet të dihet më shumë rreth kësaj çështjeje.

“El Pipita” pritet të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni edhe pse ka ende kontratë me “Bianconeri”.

Ndërkohë, Juve e ka në sy edhe sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik, por edhe atë të Arsenalit, Alexandre Lacazette. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat