Ja sa milion kushton Valon Berisha

Futboll

Ja sa milion kushton Valon Berisha

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 11:41
Ja sa milion kushton Valon Berisha

Reims bashkon në të njëjtën skuadër edhe në rang klubesh Valon Berishën me Arbër Zenelin.

Në mënyrë surprizuese në orët e para të mëngjesit të së premtes Lazio ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të përfaqësueses kosovare te skuadra franceze.

Pasi i përfundoi huazimi 6-mujor te Fortuna Dusseldorf në Bundesliga me skuadrën që u rrëzua nga elita e futbolllit gjerman, Berisha u kthye përkohësisht te Lazio por rikthimi te bardhekaltrit zgjati vërtet shumë pak për 27-vjeçarin i cili tashmë do të jetë lojtar i Reims në Ligue 1 për 4 vitet e ardhshme.

Kartoni i Berishës i ka kushtuar arkave të klubit francez 5 milionë euro, 2,6 milionë euro më pak nga sa Lazio shpenzoi për ta blerë nga Salzburg 2 vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat