Conte: Duhet të përmirësohemi

Futboll

Conte: Duhet të përmirësohemi

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 12:00
Conte: Duhet të përmirësohemi

Interi dështoi për të dytën ndeshje radhazi të merrte fitoren. Zikaltrit ishin shumë afër triumfit në fushën e Veronës, por një gol i pësuar katër minuta përpara fundit evitoi disfatën e ekipit të Kumbullës dhe Rrahmanit.

Ndeshja u mbyll në barazim 2:2, djemtë e Antonio Contes humbën shansin të parakalonin Atalantën në vendin e tretë dhe trajneri ndjen pak keqardhje për faktin që nuk u menaxhua avantazhi. Shumë pikë janë lënë rrugës dhe trajneri e gjithë Interi, i qajnë gafat e kryera.

“Nuk kam çfarë t’u them djemve në lidhje me impenjimin, luanim ndaj një skuadre që e ka pikë të fortë ritmin e lartë. Keqardhje që pësuam gol në fund nga një rivënie anësore. Po humbasim shumë pikë rrugës, por po punojmë shumë.

Duhet të përmirësohemi, duhet ta nxisim veten për diçka të tillë. Kemi lënë disa pikë pa lidhje, përndryshe do të diskutonim për një tjetër renditje. Lukaku? Shpresoj të mos ketë pësuar ndonjë dëmtim të veçantë. Ai ndjen dhimbje në shpinë.

Eriksen? Ka luajtur shumë ndeshje pas rifillimit të kampionatit, po rritet dhe po tentoj t’i gjej një pozicion ideal. Edhe Borja Valero po paraqitet mirë. Ama, duhet të jemi më të aftë në menaxhimin e disa situatave të caktuara, do na ndihmojë shumë eksperienca që po krijojmë“, deklaroi Conte pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat