Ejupi: Virusi është edhe në FFK, nuk ka kampionat të ri - Bota Sot
Ejupi: Virusi është edhe në FFK, nuk ka kampionat të ri

Futboll

Ejupi: Virusi është edhe në FFK, nuk ka kampionat të ri

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 12:16
Ejupi: Virusi është edhe në FFK, nuk ka kampionat të ri

Krye temë e këtyre muajve padyshim që është COVID-19, virus i cili ka ndryshuar tërësisht jetën e njerëzimit. Ky virus përveç që ka prekur Kosovën, rrënjët i ka lëshuar edhe në futbollin tonë.

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, javë më parë siguroi 15 mijë teste për IKSHP-në, i cili u kontaktua nga Insporti në lidhje me këtë situatë.

“Po unë kam siguruar testet për Institutin Shëndetësor Publik të Kosovës, por që të shfrytëzohen edhe për sport. Ju uroj shërim të shpejtë personave të prekur me virus në klubin e Vushtrrisë”, tha fillimisht Ejupi.

Ejupi ka deklaruar se virusi ekziston edhe brenda FFK-së. Ai ka thënë së fillimisht duhet të largohet virusi nga federata dhe se nuk do të ketë kampionat të ri pa u bërë ndryshimet e mëdha.

“Testet duhet të bëhen në FFK, aty është virusi, brenda në federatë ekziston virusi. Pa u larguar virusi dhe ndryshime të mëdha në FFK, nuk do të ketë kampionat të ri, të gjithë klubet janë të interesuara që ndryshimet të bëhen. Nuk i takoj as një klani apo grupi por dua që të bëhen ndryshime rrënjësore në futbollin tonë. Ne si klub do të respektojmë kampionatin edhe për këto katër xhiro”. tha Ejupi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat