Juventus e Fiorentina i shkëmbejnë futbollistët

Futboll

Juventus e Fiorentina i shkëmbejnë futbollistët

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 12:44
Juventus e Fiorentina i shkëmbejnë futbollistët

Juventusi është i interesuar për sulmuesin Federico Chiesa dhe në këmbim të tij “Bianconeri” mund t’ia ofrojnë Fiorentinës veteranin e sulmit, Gonzalo Higuain

Juve duket të jetë klubi më i interesuar për shërbimet e përfaqësuesit italian.

Prandaj, Fiorentina po mendon të kërkojë lojtarë në këmbim të Chiesas.

Sipas mediumit italian, Higuain mund të përfshihet në këtë transferim si mundësi e shkëmbimit me Chiesan.

Gjatë javëve në vazhdim pritet të dihet më shumë rreth kësaj çështjeje.

“El Pipita” pritet të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni edhe pse ka ende kontratë me “Bianconeri”.

Ndërkohë, Juve e ka në sy edhe sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik, por edhe atë të Arsenalit, Alexandre Lacazette.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat