Butragueno i jep zemër Realit - Bota Sot
Butragueno i jep zemër Realit

Futboll

Butragueno i jep zemër Realit

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 13:39
Butragueno i jep zemër Realit

Drejtori i Marrëdhënieve Institucionale të Real Madridit, Emilio Butragueño, foli në mikrofonat e “TV Real Madrid”, ku analizoi shortin e hedhur sot për pjesën e mbetur të Champions-it, duke nisur nga çerekfinalet. Në fakt, për të skuar në këtë raund, të bardhët duhet të triumfojnë kundër Manchester City. Hipotetikisht, ata mund të përballen me fituesin e çiftit Lyon-Juventus në çerekfinale. Në rast të kalimit edhe të këtij raundi, “Los Blancos” mund të vihen përballë Barcelonës në gjysmëfinale.

Kalendari – “Sonte kemi një finale; të hënën një tjetër; të enjten një tjetër… Muajin tjetër na pret Liga e Kampionëve. Pra, për një muaj duhet të jemi të përqendruar në gjithçka, duke nisur nga sot kundër Alavés. Kemi ende shumë kohë të mendojmë për Manchester City. Imagjinoni si mund të ndryshojë peizazhi gjatë gjithë kësaj kohe”.

Kthimi kundër Manchester City – “Skuadra jonë është shumë mirë, kjo nuk ka dyshim. Ka elementë që janë thelbësorë, për të aspiruar titullin në La Liga dhe Champions-i. Grupi i lojtarëve po tregon shumë unitet. Ne kemi fituar shumë ndeshje radhazi. Në momentet kritike kemi ditur të vuajmë dhe të arrijmë tri pikët. Në kampionat na kanë mbetur edhe katër finale. Tani për tani jemi një ekip i fortë dhe i përkushtuar”.

Faza përfundimtare e Champions-it – “Ne po jetojmë në një moment shumë të veçantë. Të gjithë jetojnë diçka, që ishte e paparë, e paimagjinueshme. Ne duhet të adaptohemi, duhet të jemi shumë të qartë. Bota e futbollit ka bërë një përpjekje të madhe për të qenë në gjendje të kthehet. Rifillimi i futbollit është një lajm i jashtëzakonshëm. Tani duhet të eliminojmë Manchester City dhe shpresojmë se mund të udhëtojmë në Portugali për të luajtur fazën finale atje. Në fund të fundit, gjithçka është hipotetike, duhet të jetojmë me realitetin”.

Kalendari i ngjeshur – “Skuadra ka qenë pushim për tre muaj dhe është shumë e vështirë të rikthehemi në garë, të luajmë çdo tri ditë. Jemi konsumuar fizikisht dhe psikologjikisht. Ekipi ka bërë një përpjekje të madhe dhe ka krijuar një avantazh në krye të renditjes. Do të ishte shumë e rëndësishme të fitonim La Liga-n, sepse kjo do të nënkuptonte një nxitje mendore për ekipin, për sfidat e reja në Champions”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat