Atalanta-PSG, grupi kundër yjeve - Bota Sot
Atalanta-PSG, grupi kundër yjeve

Futboll

Atalanta-PSG, grupi kundër yjeve

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 14:34
Atalanta-PSG, grupi kundër yjeve

Ëndrra “Champions” për Atalantën vazhdoi sot në shortin e hedhur sot nga UEFA në Nyon. Sigurisht, përballja me Leipzig në çerekfinale, fjala vjen, mund të ishte më e mirë, pasi PSG shihet si pengesë vërtet serioze për ta vazhduar udhëtimin mbresëlënës. Padyshim që kampionët e Francës janë të mbushur me yje, duke filluar me Mbappé, Icardi dhe Neymar, por në Europë, në momentet vendimtare, ata nuk ka qenë asnjëherë në të vërtetë ekip. Koncept që i jep zemër edhe Atalantës.

Një sfidë që do të përcaktohet shumë nga ritmi. Pa harruar që PSG do të arrijë në çerekfinale pas një pushimi shumë të gjatë (Ligue 1 nuk ka rifilluar pas pandemisë), me vetëm disa ndeshje të kupave kombëtare (atë të Francës kundër Saint Etienne më 24 korrik dhe atë të Ligës më 31 korrik, kundër Lyon) në këmbë.

Gasperini dhe skuadra e tij po shkëlqejnë në Serie A. Dhe, tani për tani, rezervuari i tyre ende duket mjaft i mbushur.

Ky është komenti i nxehtë për shortin i presidentit të Atalantës, Antonio Percassi: “Ne do të luajmë me përulësi dhe vendosmëri, duam t’i shfrytëzojmë të gjitha shanset tona. Kundër PSG do të jetë një takim historik. Për ne është nder të jemi në tetë më të mirët në Europë, por mbi të gjitha ky sukses shkon për qytetin e Bergamos. Kundërshtari është shumë i fortë, sepse vetëm të tillë ka në këtë pikë të Champions-it, por ne do t’i luajmë shanset tona”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat