Futbollisti i Kosovës infektohet me Covid-19

Futboll

Futbollisti i Kosovës infektohet me Covid-19

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 15:05
Futbollisti i Kosovës infektohet me Covid-19

Mbrojtësi i Kosovës dhe Zurichit, Mirlind Kryesiu ka dalë pozitiv me Covid-19.

Skuadra e tij, është testuar para duelit nesër ndaj Sionit, dhe futbollisti kosovar, doli se është i infektuar, shkruan mediumi zvicëran, ‘nzz.ch’.

Kyreziu bëhet futbollisti i parë që prej rifillimit të kampionatit në Zvicër që është i infektuar.

I njëjti medium shkruan se simptomat e Kryeziut janë të lehta dhe futbollisti tashmë është izoluar në shtëpi.

Pjesa tjetër e skuadrës FC Zurich, ku bëjnë pjesë edhe Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu do të testohet sot.

Kështu, Kryeziu bëhet futbollisti i dytë i Kosovës me Covid-19, pasi më parë i infektuar kishte qenë edhe Valdrin Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat