Juventusi nuk ndalet

Futboll

Juventusi nuk ndalet

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 15:20
Juventusi nuk ndalet

Juventusi nuk ndalet në merkato. Bardhezinjtë synojnë të afrojnë në skaudër lojtar të rinj të talentuar, për të siguruar të ardhmen.

“Zonja e Vjetër”, vazhdon të këmbëngulë për Nicolò Zaniolon, i cili konsiderohet i rëndësishëm për verdhekuqtë, që vitin e kaluar refuzuan një ofertë të konsiderueshme nga Tottenhami.

Këtë sezon situata financiare është rënduar më shumë për shkak të pandemisë dhe kjo mund të detyrojë presidentin Pallotta të sakrifikojë lojtarin.

Juventusi pavarësisht nga shuma që do t”i kërkojnë kryeqytetasit duket i vendosur ta çojë deri në fund tratativën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat