Garay mund të nisë në aventurë të re në Portugali

Futboll

Garay mund të nisë në aventurë të re në Portugali

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 16:35
Garay mund të nisë në aventurë të re në Portugali

Ezequiel Garay mund të nisë në aventurë të re në Portugali. Argjentinasi i cili pëlqehet edhe nga Interi, kërkohet me insistim nga Benfica, skuadër tek e cila ka qënë pjesë në vitet 2011-2014.

Drejtuesit nga “Estadio da Luz” kanë nisur bisedimet me menaxherët e mbrojtësit për ta risjellë në skuadër 33-vjeçarin.

Për momentin futbollisti për t’u transferuar te ekipi i drejtuar nga Nelson Verissimo duhet të ulë disi pretendimet e tij për pagën, pasi kërkesa e tij konsiderohet e lartë nga Benfica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat