Tensione dhe frikë

Futboll

Tensione dhe frikë

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 16:41
Tensione dhe frikë

E enjtja e 9 korrikut te Partizani është përjetuar si një vit, pasi ankthi i përgjigjeve të tamponëve të kryer i ka stresuar në pafundësi. Nga përgjigjet varej jo vetëm zhvillimi i derbit, por më e rëndësishmja, ishte qetësimi i lojtarëve dhe i familjarëve të tyre. Seanca e fundit stërvitore është shoqëruar me tensione dhe frikë. Në mbrëmjen e djeshme skuadra ka shkuar normalisht në kompleksin “Football Republic” për të mbyllur përgatitjet për derbin. Por vonesa e përgjigjeve ka bërë që jo të gjithë të pranonin të zbrisnin në fushë.

“Panorama Sport” ka mësuar se trajneri Adolfo Sormani dhe ndihmësi i tij, Maxela, nuk kanë pranuar që të zbresin në fushë pa ditur rezultatet e tamponëve, pasi vetëm ashtu mund të ruanin veten. Gjithsesi, seanca është kryer, pasi zv.trajneri Kalari ka marrë guximin bashkë me pjesën tjetër të ekipit që të zbrisnin në fushë për të zhvilluar një seancë të lehtë, normal jo si zakonisht.

Pas Belicës, për Tiranën rikthehet Theofilus Solomon, që ishte i pezulluar nga kartonët në Ballsh. Në këto kushte, edhe dilema e vetme për formacionin e derbit, që kishte të bënte nëse titullar do të jetë Kevi Llanajt, është zgjidhur pas mungesës së Çinarit.

Në dallim nga derbi i fazës së tretë, ku Partizani e nisi në mënyrë agresive ndeshjen, kësaj radhe të kuqtë pritet që të kopjojnë të shkuarën, ku fillimisht tregohen të kujdesshëm në mbrojtje dhe gradualisht e godasin kundërshtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat