Benzema lë pas Messin

Futboll

Benzema lë pas Messin

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 19:04
Benzema lë pas Messin

Karim Benzema ka qenë vendimtar për ekipin e Real Madridit gjatë qershorit.

Francezi ka drejtuar Realin drejt kreut dhe tashmë madrilenët e shohin vetën 4 pikë larg Barcelonës së vendit të dytë.

Sulmuesi kryesor i teknikut Zidane u shpall lojtari më i mirë i muajit qershor në La Liga. “Benzi” ka bërë shumë mirë dhe ia ka dalë mbanë që të fitojë dhe votat e jurisë.

Sezoni aktual mund të ketë qenë më i miri i Benzemasë që kur iu bashkangjit Realit. Francezi ka dhënë maksimumin dhe ka qenë një lider i vërtetë i skuadrës. Reali me shumë mundësi do të fitojë titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat