De Biasi merr ofertë zyrtare për ta drejtuar këtë kombëtare - Bota Sot
De Biasi merr ofertë zyrtare për ta drejtuar këtë kombëtare

Futboll

De Biasi merr ofertë zyrtare për ta drejtuar këtë kombëtare

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 20:02
De Biasi

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediet e Azerbajxhanit.

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, është shumë pranë marrëshjes me kombëtaren e Azerbajxhanit për të marrë drejtimin e kësaj të fundit.

Mësohet se De Biasi ka rënë parimisht dakord, teksa lajmi është konfirmuar edhe nga drejtuesit e Federatës së Azerbajxhanit.

Kanë qenë këta të fundit që e kanë kontaktuar italianin, për t’i besuar “timonin” e Kombëtares.

Kujtojmë që në të kaluarën Azerbajxhani është drejtuar nga një emër i madh si ai i Berti Wogts.

Raportohet se sot në mëngjes, De Biasi i ka folur me videokonferencë me drejtuesit e federatës, duke diskutuar projektin të cilin duan t’i besojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat