Marceon humb sezonin në La Liga, por ka një shpresë për Ligën e Kampionëve - Bota Sot
Marceon humb sezonin në La Liga, por ka një shpresë për Ligën e Kampionëve

Futboll

Marceon humb sezonin në La Liga, por ka një shpresë për Ligën e Kampionëve

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 22:19
Marcelo

Marcelo do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit 2019/20 në La Liga për shkak të një dëmtimi të aduktorit të tij të majtë.

Mbrojtësi i majtë brazilian pritet të mungojë për rreth tre javë dhe Los Blancos shpresojnë ta kenë gati për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt më 7 gusht.

“Pas testeve të kryera sot në Marcelon nga Shërbimet Mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve të tij të majtë të aduktorit”.

“Shërimi i tij do të vazhdojë dhe do të vlerësohet”, thuhet në deklaratën e Real Madridit.

Marcelo këtë sezon ka humbur vendin si startues, pasi Ferland Mendy është pëlqyer më shumë nga Zinedine Zidane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat