Ballkani i drejtohet organeve përkatëse: Mos na delegoni gjyqtarët Kasumi dhe Tahiri - Bota Sot
Ballkani i drejtohet organeve përkatëse: Mos na delegoni gjyqtarët Kasumi dhe Tahiri

Futboll

Ballkani i drejtohet organeve përkatëse: Mos na delegoni gjyqtarët Kasumi dhe Tahiri

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 23:20
Ballkani i drejtohet organeve përkatëse: Mos na delegoni gjyqtarët  Kasumi dhe Tahiri

Klubi i futbollit Ballkani nga Theranda ka një kërkesë për Federatën e Futbollit të Kosovës, ku kërkon që dy gjyqtarë mos ta referojnë, si Besfort Kasumi e Fatmir Tahiri. 

“Kërkesë publike për FFK-n

Duke marrë për bazë zhvillimet e fundit në IPKO Superligë me lëshimet kardinale të referëve kur po vendoset fati i kreut të kampionatit jemi thëllësisht të shqetësuar për delegimin e referit z. Besfort Kasumi për ndeshjen e radhës në xhiron e radhës ku do të jemi mysafir tek Feronikeli, për të cilin disa herë kemi bërë thirrje (lutje) organit përgjegjës (FFK) të mos e delegon të lartpërmendurin për shkak të qasjes së tij subjektive ndaj FC Ballkani-it. 

Ju lutëm përgjegjësve të delegimit të referëve të shfuqizojnë këtë delegim, duke e deleguar një refer me etikë me të lartë dhe profesionalizëm të dëshmuar. 

I lartpërmenduri na ka dëmtuar në ndeshjet ku ai ka ndarë drejtësinë kur ka qenë në pyetje FC Ballkani, ndeshja e fundit ku jemi dëmtuar në mënyrë drastike ka qen më dt:20.10.2019 si mysafir i FC Drita.

Kështu, duke iu referuar ligjeve pozitive të Republikës së Kosovës ku palët në proces kanë të drejt të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit nga procesi, ashtu edhe ne kërkojmë nga organi më i lartë ekzekutiv (FFK) që të mos na delegon gjyqtarët Besfort Kasumi dhe Fatmir Tahiri kur FC Ballkani zhvillon ndeshje zyrtare, nëse kërkesa e jonë nuk pranohet atëherë jemi të detyruar ti drejtohemi organeve më të larta Gjyqësore në Kosove, po ashtu shqetësimin tonë do ta dërgojmë edhe në UEFFA. Faleminderit për mirëkuptim”, shkruan në njoftimin e FC Ballkani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat