Zielinski afër rinovimit me Napoli

Futboll

Zielinski afër rinovimit me Napoli

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 23:30
Piotr Zielinski

Piotr Zielinski dhe Napoli janë afër marrëveshjes me Napoli.

Mesfushori i skuadrës së Napoli, Zielinski, ka zbuluar se mund të zyrtarizojë rinovimin e marrëveshjes gjatë ditëve të ardhshme.

Reprezentuesi polak ka lavdëruar edhe trajnerin Gennaro Gattuso, duke e bërë si një nga arsyet që e shtynë të rinovojë.

“Ne kemi negociuar për disa kohë, por unë shpresoj që zyrtarizimi do të bëhet në ditët e ardhshme”, ka thënë Zielinski.

26 vjeçari kaloi te Napoli gjatë vitit 2016 dhe ka qenë pjesë kyçe e formacionit të Napoli viteve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat