Në Spanjë janë të sigurt, Bayern-i po punon për goditjen e shekullit - Bota Sot
Në Spanjë janë të sigurt, Bayern-i po punon për goditjen e shekullit

Futboll

Në Spanjë janë të sigurt, Bayern-i po punon për goditjen e shekullit

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 08:09
Bayern Munich

Bayern Munich do të hidhet në sulm për Leo Messi-n.

Kjo është “bomba” që vjen nga Spanja, pasi ylli argjentinas ka bllokuar negociatat për rinovimin e kontratës.

Marrëveshja e Leos me klubin katalanas skadon në vitin 2021, por një klauzolë e përfshirë në të mund ta lejojë Mess-in të largohet nga Barcelona që këtë verë.

Numri 10 i Argjentinës fiton 39 milionë euro në sezon aktualisht dhe vetëm një klub i pasur si Bayern-i mund t’ia lejojë vetes ta ketë në ekip.

Por është edhe një faktor tjetër që duhet marrë në konsideratë: lidhja me Adidas-in. kompania gjermane, përveçse ka si imazh kryesor të saj pikërisht Leon, zotëron edhe 8.33% të aksioneve të Bayern-it.

Kështu, pas një jete të kaluar duke parë Messi-n të mbajë veshur fanellën Nike të Barcelona-s, kjo do të ishte një mundësi e madhe në nivel komercial për Adidas-in.

Tifozët bavarezë kanë filluar të ëndërrojnë për atë që do të ishte goditja e shekullit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat