Kaos tek Interi

Futboll

Kaos tek Interi

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 11:39
Conte

Antonio Conte dhe Interi mund të ndahen këtë verë. Javët e fundit kanë sjellë zhgënjim të madh në kampin zikaltër, edhe pse vendi i katërt nuk rrezikohet.

Sfidat me Sassuolo, Bologna dhe Hellas Verona kanë tronditur themelet e ndërtuara nga Conte.

Tekniku dhe drejtuesit, me mbylljen e sezonit, pritet të ulen dhe të bisedojnë. Nuk përjashtohet mundësia që palët të shtrëngojnë duart dhe trajneri të bëhet gati për një tjetër aventurë. Sidomos nëse klubi nuk e mbështet me afrimet e duhura, që do e bënin Interin një ekip që do të mund të rivalizonte me Juventusin.

Mediat në Itali tani kanë nxjerrë edhe emrin e trajnerit që mund ta pasojë Conten dhe ai është Max Allegri. Të njëjtën gjë ai kishte bërë edhe te Juventusi në vitin 2014. Tekniku është i lirë dhe pret një projekt serioz që të rikthehet në bankinë. Alternativat për të kanë qenë disa, por kërkon të marrë një ekip që në fillim të sezonit.

Nëse Allegri (nuk duhet harruar raporti i tij me Beppe Marotta) do të merrte drejtimin e Interit, atëherë ai do të bëhej trajneri i tretë në histori që ka drejtuar zikaltrit, Milanin dhe Juventusin. Më parë diçka të tillë e kanë bërë emra të njohur Giovanni Trapattoni dhe Alberto Zaccheroni..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat