Varane ka reaguar pas zërave se VAR po e favorizon Realin - Bota Sot
Varane ka reaguar pas zërave se VAR po e favorizon Realin

Futboll

Varane ka reaguar pas zërave se VAR po e favorizon Realin

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 12:10
Varane ka reaguar pas zërave se VAR po e favorizon Realin

Raphael Varane ka reaguar pas zërave se VAR po e favorizon Real Madridin pasi gjiganti i La Ligës iu afrua edhe më shumë titullit pas fitores 20 kundër Deportivo Alaves.

Në pothuajse gjitha ndeshjet, dhe shumicën prej tyre, Reali i ka fituar me penallti, dhe natyroisht polemikat nuk ndalen në Spanjë.

Varane, që e ka ndihmuar Madrin që të mbajë portën e paprekur në pesë ndeshje me radhë, u është kundërpërgjigjur atyre që ende e kanë këtë mendim.

“Nuk na bëjnë përshtypje zërat jashtë fushe. Jemi të fokusuar që të fitojmë dhe të japim gjithçka në fushë”, tha Varane për Movistar, transmeton GE.

“Ne nuk e kontrollojmë VAR-in, ne kontrollojmë përpjekjen dhe qëndrimin që tregojmë në fushë”.

“Jemi të fokusuar në finalet e mbetura”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat