Kosova para gjendjes së jashtëzakonshme, Salihu tregon çka do të ndodhë me kampionatin

Futboll

Kosova para gjendjes së jashtëzakonshme, Salihu tregon çka do të ndodhë me kampionatin

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 12:12
Kosova para gjendjes së jashtëzakonshme, Salihu tregon çka do të ndodhë me kampionatin

Ditën e diel edhe mund të vendoset që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Padyshim kjo do të kishte ndikim shumë të keq në kampionatin e Kosovës, kur kanë mbetur vetëm edhe 4 xhiro për t’u zhvilluar

Pas takimit virtual të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti me kryetarët e komunave të Kosovës, ku u diskutua rreth gjendjes në përballje me COVID-19, kryeministri bëri të ditur se ka marrë mirëkuptimin prej tyre për masat shtesë që duhet të merren për javët në vijim.

Ditën e diel edhe mund të vendoset që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

Padyshim kjo do të kishte ndikim shumë të keq në kampionatin e Kosovës, kur kanë mbetur vetëm edhe 4 xhiro për t’u zhvilluar.

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu ka thënë se është mëkat nëse gara ndërpritet tash, por sigurisht që nëse shpallet gjendje e jashtëzakonshme FFK-ja do të konsultohet me Ministrinë për të marrë hapat e mëtejmë.

“Nëse shpallet gjendje e jashtëzakonshme ne do të konsultohemi me Ministrinë për hapat e mëtejshme, por është mëkat mu ndërpre kampionati kur kanë mbetur edhe katër xhiro ose më mirë me thënë edhe 10 ditë pa përfunduar kampionati.

Pra ne do të mundohemi të bëjmë çmos që kampionati mos mu ndërpre, por të shohim. Nëse ndodh gjendja e jashtëzakonshme do të konsultohemi edhe me institucionet tjera dhe do të vendosim”, ka thënë Eroll Salihu për ‘Zeri".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat