Klopp habitet me sulmuesin

Futboll

Klopp habitet me sulmuesin

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 12:52
Klopp habitet me sulmuesin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u ka dhënë të gjitha meritat lojtarëve të tij për fitimin e trofeve dhe rezultatet që kishte Liverpooli këtë sezon. Numri një i stolit nuk nguroi të bisedonte për paraqitjet e Mo Salah.

Egjiptiani ka qenë një lider për skuadrën e tij dhe ka bërë mjaft mirë. Numri një i stolit e konfirmon diçka të tillë për sulmuesin. “Nuk do të ishim këtu nëse djemtë nuk do të përformonin në nivele të larta në një mënyrë kaq konstante.

“Salah? Numrat e tij janë të çmendur, krejtësisht të çmendur. Nuk e di është përfshirë në 100 gola që kur ka ardhur këtu, ka shënuar 73 gola dhe ka dhënë 27 asist. Numra të një lojtari me klas botëror.

“Përformancat e mira nuk na surprizojnë më sepse djemtë po e tregojnë ndeshje pas ndeshjeje. Kanë një periudhë të caktuar që po e bëjnë takim pas takimi dhe nuk kemi pse habitemi më. Nuk mund të shënosh nëse nuk përkushtohesh në çdo sfidë”, – tha Klopp për sulmuesin egjiptian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat