Inter gati të rikthejë yllin e Serie A - Bota Sot
Inter gati të rikthejë yllin e Serie A

Futboll

Inter gati të rikthejë yllin e Serie A

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 13:18
Nikolo Zaniolo

Inter po mendon të rikthejë përsëri mesfushorin e Romës Nikolo Zaniolo, pasi e la të largohej dy vite më parë.

Zaniolo luajti një rol të madh në suksesin e të rinjve të Interit në sezonin 2017-2018, por më pas u largua drejt Romës si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit për të sjellë Naingolanin në Milano.

“Tuttosport” pretendon se zikaltërit janë të gatshëm të luftojnë me Juventusin në merkato për yllin e Romës. Roma mund të mos e arrijë dot zonën e Ligës së Kampionëve, dhe në këto kushte mund të jetë e detyruar ta shesë lojtarin.

Zaniolo i cili që ka qenë i lidhur edhe me Real Madridin mbi një transferim të mundshëm vlerësohet diku tek 50-60 milion euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat