Jorginho në Juventus?

Futboll

Jorginho në Juventus?

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 14:17
Jorginho në Juventus?

“Nëse një futbollist qëndron jashtë për disa ndeshje radhazi, kjo nuk do të thotë, që nuk bën më pjesë në planet e mija”, thotë trajneri i Chelseas, Frank Lampard, që lidhet direkt me situatën e Jorginhos.

Në një intervistë ka folur për situatën që po kalon mesfushori Jorginho, duke mohuar zërat që e shikojnë të ardhmen e tij larg “Bluve të Londrës”.

Për Jorginhon interesohet ish-trajneri i tij te Napoli dhe Chelsea, Maurizio Sarri, i cili kërkon ta transferojë te Juventusi, por Lampard pavarsisht momentit jo që po kalon mesfushori italo-brazilian e konsideron atë një futbollist shumë të rëndësishëm për Chelsean.

Sipas Lampard, mesfushori me nënshtetësi italiane do të vazhdojë aventurën e tij me “Blutë e Londrës”.

Për 2 sezone, Jorginho ka bërë 92 paraqitje me Chelsean, ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar shumë asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat