Ibra: Helena, gruaja ime, më pa e mërzitur dhe më tha...

Futboll

Ibra: Helena, gruaja ime, më pa e mërzitur dhe më tha...

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 14:35
Ibra: Helena, gruaja ime, më pa e mërzitur dhe më tha...

Zlatan Ibrahimoviç e ka pranuar se mund t’i bashkohet Monzës për të përjetuar emocionet e Milanit të vjetër. “Adriano Galliani më ka talenfuar dhe më tha se janë vetëm 11 km larg. Galliani më telefonoi dhe më tha: ‘Ky nuk është Milani yt. Milani yt i vjetër është vetëm 11 km larg Milanit. Më pëlqen ai sepse punon ashtu siç duhet të punojë një drejtor sportiv.

“Kur më solli për herë të parë te Milani, erdhi te shtëpia ime në Suedi dhe më tha: ‘Nuk do të larghhem deri sa të vish me mua’. Helena, gruaja ime, më pa e mërzitur dhe më tha: ‘Ky është i çmendur, çfarë do?’. I thashë se ne duhet të largohemi, përndryshe nuk do të largohet. Nëse do diçka, duhet ta marrësh. Duke vepruar, jo thjeshtë me fjalë”.

Suedezi do të fryjë 39 qirinj në tetor dhe i ngacmuar nga gazetari i Gazzetta dello Sport nëse ka vështirësi të zgjohet për stërvitje, ai thekson: “E kam të vështirë të zgjohem në mëngjes, por më pas kur stërvitem, stërvitem. Nuk e di, më pëlqen të vuaj në stërvitje. Kur vuaj, ndihem më mirë. Jam 38 vjeç tani, por kur stërvitem nuk bëj asgjë më pak se të tjerët.

“Ibrahimovic është sulmuesi më i kompletuar, nuk kam parë një tjetër Ibracadabra. Një tjetër person të gjatë 1.96 cm me fuqinë e Mike Tyson dhe të kërcejë si Muhammad Ali, por dhe i shpejtë si Bruce Lee… Jo, nuk është askush”, – thotë Ibra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat