Griezmann te Juventusi? - Bota Sot
Griezmann te Juventusi?

Futboll

Griezmann te Juventusi?

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 16:15
Griezmann te Juventusi?

Antoine Griezmann do të jetë një lojtar i Juventus-it në vitin 2021. “Don Balon” hedh hipotezën e bujshme për të ardhmen e sulmuesit francez të Barcelona-s.

Ideja për të luajtur me Cristiano Ronaldo-n duket se e tundon pak -sulmuesin e Atletico Madrid. Por edhe nëse portugezi do të largohej nga Torino, duket se nuk do të kishte probleme për zbarkimin e Griezmann te bardhezinjtë.

Në fillim, Juventusi do të duhet të largojë lojtarë të rëndësishëm për të krijuar hapësirë për kampionin e botës, në mënyrë që të lehtësojë bilancin nga rrogat e larta.

Për këtë arsye është planifikuar largimi i njërit mes Higuain, Douglas Costa dhe Rabiot, i domosdoshëm për të bërë të mundur transferimin e Griezmann.

Francezi fiton 18 milionë euro në sezon në Spanjë, me disa klauzola të veçanta që e lejojnë të arrijë deri në 23 milionë në vitin e pestë.

Një shifër që Juventusi nuk ka ndërmend që ta paguajë për të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat