Aliu rikthehet te Vardari - Bota Sot
Aliu rikthehet te Vardari

Futboll

Aliu rikthehet te Vardari

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 16:56
Aliu rikthehet te Vardari

Sulmuesi shkupjan Emir Aliu sërish është kthyer te Vardari i Forinës. Pas një kohe të shkurtër te Korabi i Dibrës, golashënuesi i rrezikshëm ka vendosur që gjashtë muajt e ardhshëm ti kaloj përsëri në Forinë të Gostivarit, shkruan news-tv.

“U riktheva te Vardari i Forinës, sepse më bindën shokët me të cilët kam luajtur bashkë, si dhe kushtet me të cilat disponon në këtë sezon skuadra e Vardarit. Kemi ammbicie të mëdha dhe ato janë liga e parë”, deklaroi për news-tv, sulmuesi shkupjan Emir Aliu.

Vitin e kaluar Emir Aliu pati shënuar 9 gola për Vardarin e Forinës, kurse sivjet për Korabin shënoi dy gola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat