Kandidati për president të Barçës: Në janar do ta shohim a do të largohet Messi

Futboll

Kandidati për president të Barçës: Në janar do ta shohim a do të largohet Messi

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 17:09
Leo Messi

Kandidati për postin e presidentit të Barcelonës, Victor Font, thotë se afati kalimtar i janarit, në vitin 2021, do të tregojë nëse Lionel Messi do të largohet nga Barcelona. Megjithatë, ai beson se argjentinasi do të bindet për të qëndruar në Camp nou.

Siç qëndrojnë gjërat aktualisht, gjashtë-herë fituesi i Topit të Artë po hyn në 12-mujorin e fundit të kontratës së tij me klubin katalonas.

Lionel Messi raportohet se i ka ndërprerë bisedimet me klubin për rinovimin e kontratës së tij, mes shqetësimeve për lidershipin e Barcelonës prapaskenave dhe vështirësive për skuadrës për t’i arritur sukseset që ai po i kërkon në fushën e lojës.

Tashmë kanë filluar spekulimet për një largim të mundshëm të argjentinasit, duke u kthyer lajmet se Messi mund t’i bashkohet Manchester Cityt ose Interit. Por, Font është në mesin e njerëzve që shpreson ta ketë mundësi të punojë me argjentinasin nëse e fiton postin e presidentit, që tani e mban Josep Maria Bartomeu.

“Ne nuk kemi asnjë informatë të drejtpërdrejtë për këtë rast”, ka thënë Font, kur u pyet për spekulimet lidhur me Messin.

“Klubi ka thënë se nuk është i vetëdijshëm për vendimin e lojtarit për t’i ndërprerë negociatat për rinovimin e kontratës së tij dhe ka thënë që ne do ta shijojmë atë në klubin tonë edhe për një kohë më të gjatë”.

“Ne shumë shpejt do ta shohim nëse kjo është e vërtetë sepse, në janar, Leo do të jetë i lirë për të negociuar me cilindo klub dhe marrëveshja mes tij dhe Barcelonës do të duhej të ishte arrirë më parë. Përndryshe, do të ishim në një situatë shumë serioze”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat