Setien i beson Griezmannit

Futboll

Setien i beson Griezmannit

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 18:42
Setien i beson Griezmannit

Barcelona do të ndeshet kundër Valladolid në orën 19:30 në transfertë. Fitorja është detyrim për të besuarit e trajnerit Quique Setien që duhet t’i afrohen ekipit të Realit që është 4 pikë larg me 3 ndeshje të mbetura.

Numri një i stolit ka zgjedhur formacionin e ndeshjes dhe ka disa ndryshime.

Griezmann luan në krahun e majtë të sulmit, ndërsa Messi në të djathtë. Puig është në qendër, ndërsa Suarez e nis nga stoli.

Mesfusha i besohet Busquets në krah të Vidal dhe Sergio Robertos. Mbrojtja është me Semedon në krahun e djathtë, ndërsa në qendër Pique dhe Lenglet. Alba në të majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat