Chiellini: Të fitojmë ndaj Lyonit dhe të shkojmë si kampion të Serie A në Lisbonë

Futboll

Chiellini: Të fitojmë ndaj Lyonit dhe të shkojmë si kampion të Serie A në Lisbonë

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 19:11
Giorgio Chiellini

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, do të jetë gati për ndeshjen ndaj Lyonit, pasi tashmë e ka lënë pas dëmtimin e pësuar tetë muaj më parë.

Ai thotë se skuadra duhet të fitojë ndaj Lyon, që të shkojë në Lisbonë, por njëherë duhet të shpallen kampion të Italisë.

“Nuk ka qenë e lehtë që të ruanim formën gjatë pandemisë, aq më tepër për pleqtë si puna ime”.

“Duke lënë mënjanë shakatë, sezoni që rinisi me kampionatin ishte diçka mjaft pozitive, por e vërteta është që të gjithë ne po presim me padurim të rifillojë edhe Liga e Kampionëve”.

“Detyra jonë është të provojmë me çdo kusht që të shkojmë në Lisbonë, por pse jo ta bëjmë këtë pasi të jemi shpallur edhe kampionë të Serisë A”, ka thënë Chiellini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat