Klopp fajëson portierin e Burnleyt për pikët e humbura - Bota Sot
Klopp fajëson portierin e Burnleyt për pikët e humbura

Futboll

Klopp fajëson portierin e Burnleyt për pikët e humbura

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 20:56
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ia la meritat për pikën e fituar nga Burnley në Anfield portierit Nick Pope, i cili i bëri tetë pritje mbresëlënëse për t’i ndihmuar skuadrës së tij të marrë barazim me rezultat 1:1 në xhiron e 35-të të Premierligës.

Jay Rodriguez e barazoi rezultatin e ndeshjes për Burnleyn në minutën e 69-të të ndeshjes, pasi Andy Robertson e kishte kaluar Liverpoolin në epërsi gjatë pjesës së parë.

Kjo bëri që Liverpooli të mos arrijë të marrë fitoren e 25-të radhazi në Anfield. Ndeshja mund të kishte shkuar edhe më keq, Liverpooli mund ta kishte pësuar disfatën e parë në shtëpi që nga prilli i vitit 2017 po të mos e kishte shpëtuar shtylla në fund të ndeshjes.

Kampionët e Anglisë i patën 23 tentime për të shënuar – më së shumti në një ndeshje që s’arritën ta fitojnë që nga dhjetori i vitit 2017, në ndeshjen kundër Evertonit. Pope i bëri tetë pritje mbresëlënëse për t’ia dhënë skuadrës së tij një pikë nga kjo ndeshje.

“Ishte një paraqitje e mirë në pjesën më të madhe. Kishte momente kur ndeshja ishte Liverpool kundër Nick Pope. Është e vështirë të krijosh raste kundër një skuadre aq të organizuar, por ne krijuam super raste”.

“Ishte gjithmonë një djalosh që dëshironte të na i mohonte golin dhe ai ishte Nick Pope. Ndeshja e la rezultatin të hapur për Burnleyn”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat