Valladolid 0-1 Barcelona, notat e lojtarëve - Bota Sot
Valladolid 0-1 Barcelona, notat e lojtarëve

Futboll

Valladolid 0-1 Barcelona, notat e lojtarëve

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 21:59
Barcelona

Barcelona arritur të fitojë me rezultat minimal 0-1 në udhëtim te Real Valladolidi në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në La Liga.

Blaugranët kanë marr një fitore të vështirë, por shumë të vlefshme ndaj Valladolit për t’i bërë presion rivalëve të Real Madridit për të lëshuar pikë në tri ndeshjet e fundit.

Goli i vetëm në këtë fitore të Quique Setien u shënua në minutën e 15-të dhe ishte ylli kilian, Arturo Vidal, i cili shënoi pas asistimit të Lionel Messi.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht mesfushori kilian Vidal, i cili pas golit u vlerësua me notë 8.3.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për sulmuesin uruguaian, Luis Suarez që u notua me 5.8.
 

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat