Gazeta turke zbulon klubet të cilat Muriqi mund të transferohet

Futboll

Gazeta turke zbulon klubet të cilat Muriqi mund të transferohet

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 22:18
Gazeta turke zbulon klubet të cilat Muriqi mund të transferohet

Vedat Muriqi ishte emri më i përfolur në afatin kalimtar veror në Turqi verën e vitit të kaluar.

Pas paraqitjeve mbresëlënëse me Çaykur Rizesporin, rivalët e përbetuar, Galatasaray dhe Fenerbahçe hynë në garë të ashpër për sulmuesin e Kosovës, shkruan “Sabah”. Ndonëse ai pritej të transferohej te Galtasaray, papritmas arriti marrëveshje dhe kaloi te Fenerbahçe.

Pas paraqitjeve të mira me Fenerbahçen dhe Përfaqësuesen e Kosovës, Vedat Muriqi po ndiqet nga disa klube në Angli dhe Itali.

Fenerbahçe do t’i shqyrtojë ofertat deri në 15 milionë euro për Muriqin, i cili kushtonte mbi 20 milionë euro para pandemisë COVID-19.

Ndër klubet më të interesuara për transferimin e prizrenasit është Lazio, klub që është i gatshëm të ofrojë shumën e kërkuar për transferimin e futbollistit.

Nga ana tjetër, edhe Roma mund të hyjë në garë për Muriqin pasi Edin Dzeko mund të largohet në drejtim të Juventusit.

Ndryshe, Muriqi ka regjistruar 34 ndeshje këtë edicion me Fenerbahçen, ku ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat