Vajushi me Covid-19

Futboll

Vajushi me Covid-19

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 11:44
Vajushi me Covid-19

Një lajm i keq ka ardhur nga Rumania, aty ku Armando Vajushi është testuar pozitiv me COVID-19. Shkodrani që luan për Petrolul Ploiesti u testua të enjten e kaluar dhe fatkeqësisht doli pozitiv.

Ai së bashku me 5 lojtarë të skuadrës së tij u izoluan menjëherë dhe nuk ishin pjesë e derbit kundër Rapid Bucuresti. Një mungesë e madhe për ekipin vendas, por pavarësisht kësaj ata kishin mundësinë të fitonin, por gabuan gjithçka.

Rapidi luajti me një lojtar më pak që në minutën e 28-të, ndërkohë që pati dhe një penallti në minutën e 68′. Portieri Popa kaloi vijën dhe gjuajtja u përsërit pasi e priti.

E njëjta gjë ndodhi dhe në gjuajtjen e dytë, portieri e priti por sërish kaloi vijën dhe doli me të kuqe. Portieri la lojën, penalltia u përsërit dhe përherë të tretë përfundoi jashtëfushe. Rapidi luajti me 9 lojtarë për 20 minuta, por vendasit nuk shënuan duke mbyllur gjithçka 0-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat