Latifi rikthehet në Superligën e Shqipërisë? - Bota Sot
Latifi rikthehet në Superligën e Shqipërisë?

Futboll

Latifi rikthehet në Superligën e Shqipërisë?

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 11:55
Latifi rikthehet në Superligën e Shqipërisë?

Liridon Latifi është një emër që mund të kthehet në Shqipëri dhe të pasurojë elitën e futbollit tonë. Lojtari që dha aq shumë te Skënderbeu me nivelin e treguar në fushën e lojës, duke luajtur edhe në grupet e “Europa League”, bëri kalimin e parë jashtë Shqipërisë te Puskas Akademi.

Skuadra hungareze nuk rezultoi “toka e premtuar” për Latifin. Pas kësaj aventure do të niste një e re në Moldavi teksa u kaloi te Sherif Tiraspol.

Por edhe në këtë skuadër sulmuesi shqiptar nuk po arrin që të lërë gjurmë. Madje në dy takimet e fundit nuk është grumbulluar me skuadrën.

Mësohet se Liridon Latifi ka marrë një ofertë nga një klub i madh në Shqipëri, ndërsa klubi që i zotëron kartonin e pëlqen idenë për një kalim të tillë, duke ditur shpërthimin që merr sulmuesi në Superiore.

Problemi i vetëm mbetet pagesa pasi Latifi fiton rreth 25 mijë euro dhe oferta nga Shqipëria nuk i përgjigjet deri në këtë pikë, duke kërkuar nga ekipi që e zotëron të mbyll gjysmën e rrogës.

Marrëveshja ka ngecur në këtë pikë pasi nuk dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë pas krizës së kaluar në aspektin financiar, për të paguar lojtarin do t’i shërbejë për disa kohë një ekipi tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat